Tirana do të përballet ditën e nesërme më Vllazninë në “klasiken” e futbollit shqiptar, në një sfidë që vjen në javën e tretë të kampionatit. Përpara sfidës ka folur dhe trajneri i bardhebluve, Orges Shehi që ka theksuar rëndësinë e ndeshjes dhe pritshmëritë ndaj saj.

Ndeshja e nesërme?- Sfida ndaj Vllaznisë është klasike dhe Vllaznia është rivali i Tiranës historik por dhe momental. Një skuadër që gjithmonë ka objektiva për të qenë në majë që do të thotë që është ndër rivalët tanë të drejt për drejt.

Në ndeshje të tilla duhet anë psikologjike e fortë dhe të jesh i përqendruar te detajet. Ndeshje të tilla mund të bëjnë diferencën , për ne vjen shumë shpejt si ndeshja e tretë e kampionatit ,por që të gjithë ne është e fiksuar që nesër luajmë ndaj një kundërshtari direkt.

Vllaznia? – Është një kundërshtar i drejtpërdrejt për ne, skuadër me elemente shumë cilësore dhe mendoj që është një kundërshtar i denjë për objektiva. Kundërshtar që të imponon respekt dhe për fanellën por dhe për elementet që ka në përbërje. Është një ndeshje që hyn te ato të fortat.

Skuadra dhe ndryshimet? – Ne pothuajse jemi të plotë, përveç Husein nuk është i gatshëm për shkak të një dëmtimi. Pjesa tjetër është e plotë dhe me afrimet e fundit që kanë plotësuar dokumentacionin mendoj se jemi të gatshëm për nesër. Kemi ndryshuar sistem dhe manovër, njerëzit në sulm mund të ndryshojnë në varësi të kundërshtarit por nesër do të shikohet kjo gjë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb