Superliga është rikthyer me takimet e para këtë të shtunë. Vllaznia e Shkodrës vijon të mbajë kryesimin e kampionatit falë fitores minimale 1-0 ndaj Bylisit.

Mjaftoi goli me kokë i Eni Imamit në pjesën e dytë që shkodranët të ruajnë një diferencë prej 2 pikësh me Partizanin e vendit të dytë.

Nga ana tjetër në Korçë u mendua se Skënderbeu do të rikthehej tek fitorja, por Laçi e surprizoi në fund. Talenti Uerdi Mara shkundi portën e veriorëve me një gol fantastik në minutën e 71-të, por laçjanët me një aksion model të finalizuar nga Harmon vendosën balancat në minutën e parë të shtesës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb