Sigurisht është ende shpejt, ndërsa deri tani në Shkodër janë munduar të largojnë euforinë. Por numrat nuk gënjejnë dhe Vllaznia mund të mendojë për titullin kampion. Patjetër, do të jetë e vështirë, ndoshta nuk duhet ta thotë me zë të lartë, por ta mendojë, nuk bën asnjë gabim. Skuadra e drejtuar nga Tomas Bërdaric kaloi një tjetër provë force, duk mundur 1-0 Partizanin në “Loro Boriçi”. Rezultati mund të jetë i ngushtë, por tregon shumë për një ekip të pjekur, që di të vuajë dhe të godasë në fund, siç bëri edhe këtë herë me golin e Dilaver vetëm dy minuta nga përfundimi i kohës së rregullt. Pak raste në pjesën e parë, me lojën që u zhvillua më shumë në mesin e fushës. Edhe në daljet e pakta të tyre përpara, të dyja skuadrat nuk arritën të rrezikojnë portat respective. Pamja e ndeshjes ndryshoi me rikthimin në fushë pas pushimit. Si Vllaznia ashtu dhe Partizani forcuan manovrën sulmuese.

Mungoi finalizimi dhe gjithçka u duk se po shkonte drejt barazimit. Por këto pritshmëri u rrezuan në minutën e 88-të. Kundërsulmi i shpejtë I vendasve u finalizua me topin në rrjetë nga Dilaver. Goli I sulmuesit boshnjak I dha goditjen e KO Partizanit, ndërsa vulosi fitoren e Vllaznisë, që pas javës së tetë vazhdon të kryesojë Superligën me tre pikë më shumë se Kukësi i vendit të dytë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb