Kupa ishte një mundësi që tifozët shkodran të përjetonin sërish adrenalinën e një ndeshje me aromë Superlige. Vllaznia nuk zhgënjeu po vërtetoi se është një ekip i cili i mundon shumë elitës së futbollit shqiptar. Ndaj Kazmës shfaqën karakter dhe cilësi duke marrë një fitore me përmbysje por për trajnerin Hasan Lila gjithçka mbetet e hapur:

“Zhvilluam një ndeshje të mirë por kualifikimi nuk mbyllët në Shkodër, kualifikimi vendoset në Kamëz. Detyra jonë është të kthejmë tifozët shkodran në shkallët e stadiumit. Ne jemi Vllaznia, nuk është çudi të mundim një skuadër të superiores”.

Ernest Gjoka rikthehet në Shkodër ku sigurisht shija e hidhur e një sezoni më parë ishte sërish prezent. Tifozët nuk e kishin harruar ende faktin që edhe Gjoka ishte pjesë e atij dështimi që solli për herë të parë rënien e Vllanisë në inferiore. Pavarësisht presionit dhe fyerjeve ndaj tij, rezultati 2-1 i jep Kamzës se Gjokës një bonus më shumë për të synuar kualifikimin:

“Rikthimi në Shkodër? Nostalgji por dhe shqetësim. Kualifikimi? Ne do të përpiqemi të bëjmë maksimumin, rezultati na jep mundësi më shumë”.

Mbijetesa është objektivi kryesorë i Kamzës këtë sezon dhe java e 19-të e përball  menjëherë me një rival të drejtë për drejtë, Tiranën, një ndeshje që për Gjokën nuk duhet humbur:

“Shpresë për të mbijetuar? Kemi nevojë për tu përmirësuar dhe të ecim përpara. Që në start kemi një përballje me një rival direkt si Tirana ku nuk duhet të humbim”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb