Egnatia luan një ndeshje direkte këtë të diel në Shkodër. Nëse në dy sfidat e para të vitit kampionët arritën të fitonin, si ndaj Laçit, ashtu edhe Tiranës, me Vllazninë mund të cilësohet edhe si testi i vërtetë për të parë se deri ku ka shkuar skuadra me përforcimet e reja që ka bërë në muajin janar.
Shkalla e vështirësisë rritet, për vetë faktin se përballë kanë një nga ekipet që synon titullin kampion dhe për momentin qëndron edhe një pikë mbi ta.
Mjafton ky fakt për të treguar se çfarë sfide i pret të dielën. Kuqeblutë kanë qenë një kundërshtar gjithnjë i vështirë për ekipin e Edlir Tetovës, ku madje këtë sezon një herë kanë fituar ata dhe një herë janë ndalur në barazim. Pra, rrogozhinasit nuk kanë fituar ende këtë sezon ndaj tyre, çka tregon se përpara kanë një rrugë jo të lehtë për të shkuar tek triumfi në “Loro Boriçi”.
BILANCI – Sa i përket shifrave, kampionët në fuqi të Superiores kanë plot pesë ndeshje radhazi që nuk njohin shijen e fitores përballë shkodranëve. Për herë të fundit kanë fituar sezonin e kaluar në shifrat 1-0 pikërisht me gol të Fernandos në shtëpi.
Tani tek rrogozhinasit është rikthyer sërish braziliani, pas një shtegtimi për pak muaj dhe pse jo, shpresat për fitore mund të jenë të varura sërish te këmbët e tij.
Për të shkuar te fitorja e fundit në Shkodër, duhet të kthehemi në shtator të vitit 2023, atëherë kur rrogozhinasit triumfonin me rezultatin 0-2 me golat e Isgandarli dhe të të ndjerit, Rafael Duamena. Me pak fjalë, Egnatia ka shumë arsye që të synojë triumfin këtë të diel, t’i japë fund serisë pa fitore ndaj kuqebluve dhe ajo që është më kryesorja, të mos humbasë ritmin e skuadrave kryesuese.
STRATEGJIA – Pas dy fitoreve të fundit në kampionat dhe konsolidimit të pozitave në zonën “Final 4”, tani kampionët e kanë më të thjeshtë për të parë në vazhdimësi. Skuadra është duke vijuar normalisht përgatitjet në kuadër të kësaj ndeshjeje dhe lajmi i mirë është që nuk do të ketë mungesa për arsye kartonësh.
Pritet që Tetova të përdorë të njëjtën strategji dhe lojtarë si dy ndeshjet e kaluara për të përballuar shkodranët në transfertë. Marrja e kontrollit të lojës me pasimet e shumta dhe goditja e kundërshtarit me anë të kualiteteve që kanë në organikë