SHKODËR

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka qenë i pranishëm sot në Shkodër, ku ka ndjekur derbin e Shqipërisë, Vllaznia-Tirana në basketboll meshkuj.

Kreu i shtetit është shfaqur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” për të shijuar emocionet e ndeshjes së vlefshme për kampionatin shqiptar të basketbollit, i shoqëruar edhe nga Kryetarja e Bashkisë Shkodër, znj.Voltana Ademi.

Presidenti Meta është surprizuar nga prania e madhe e sportdashësve në këtë sfidë, diçka jo e zakontë për një ndeshje të kampionatit të basketbollit.

Para fillimit të takimit, në një atmosferë vërtetë të ngrohtë, Meta ka zbritur në parket duke takuar lojarët e të dyja skuadrave si edhe stafet drejtuese, duke i uruar sukses. Ndërkaq, gjatë gjithë kohës në pallatin e sportit të Shkodrës janë dëgjuar thirrjet “Rama ik!” siç e tregon edhe kjo video e shpërndarë në internet. Meta i ofroi lule ish- basketbollisttit të Vllaznisë dhe kombëtares shqiptare në 50- vjetorin e lindjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb