DURRES- Një 56-vjeçar është gjendur i pajetë dje në Pallatin e Sportit në Durrës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet A.A., dyshohet se ka ndërruar jetën për shkaqe natyrale.

Nga të dhënat e policisë viktima, nga Vlora, dyshohet se ka qenë endacak.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për ndjekje të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 04.03.2018, tek shkallët e pallatit të sportit Durrës, është gjetur i vdekur, pa shenja dhune, shtetasi endacak A.A, 56 vjeç, banues në Vlorë. Nga veprimet hetimore rezulton se shkaku i vdekjes është natyral. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësore Durrës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: