VLORË

Si gjithë Bashkitë e tjera edhe Bashkia Vlorë ka nisur masat për dezinfektimin e rrugëve dhe ambienteve publike.

Punonjës të Bashkisë kanë filluar me dezinfektimin teksa në qytetin bregdetar janë mbyllur lokalet dhe restorantet si dhe është pezulluar transporti publik, sic duket nga video e siguruar nga gazetari Enrik Mehmeti.

Mbetet të theksohet se pavarsisht riskut që ka ky qytet prej Italisë lidhur me koronavirusin nuk ka ende asnjë të prekur me COVID19.

Nga e diela mbyllet edhe aksi nacional Vlorë- Fier që ja bën të pamundur vlonjatëve të udhëtojnë drejt qarqeve të tjera të prekura.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb