Enrik Mehmeti

VLORE- Edhe pse ka mbetur më pak se një javë nga 102-vjetori i pavarësisë, në qytetin e Ismail Qemalit nuk po ndihet aspak atmosfera festive. Jo vetëm që nuk është vendosur asnjë flamur në rrugë por nuk është publikuar as ndonjë protokoll se si do të zhvillohen festimet.

Burime nga Bashkia e Vlorës bëjnë të ditur se deri tani nga ana e qeverisë nuk është akorduar asnjë fond dhe nuk ka pasur kontakte apo një program. Kjo situatë ka bërë që bashkia të jetë në një ‘ngërç’ për organizimet e aktiviteteve.

E vetmja gjë që mund të realizohet para datës historike mund të jetë stolisja e qytetit me flamur nga ana e bashkisë por edhe kjo në një kohë të papërcaktuar.

Për qytetarët kjo është një situatë e papranueshme për shkak se kryeqyteti i Pavarësisë po lihet jashtë vëmendjes në një kohë që duhet të ishte epiqendra e festimeve. Deri sa të merret një vendim, Vlora do të jetë krejtësisht e zhveshur, ndoshta për herë për festën e 102-vjetorit të pavarësisë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb