VLORA

Qyteti bregdetar i Vlorës është përfshirë këtë fillim jave nga shirat e rrëmbyeshëm

Bashkia ka një lajmërim për qytetarët ku u kërkon që të shmangin lëvizjet me makina që s’janë të domosdoshme.

Po ashtu Bashkia kërkon që qytetarët të jenë të vëmendshëm tek vendet që rrezikojnë të përmbyten dhe vendparkimet.

 

NJOFTIMI NGA BASHKIA VLORË

Duke parë kushtet e motit në Vlorë, por edhe në të gjithë vendin, do ju luteshim të shmangni lëvizjet me makina që nuk janë të domosdoshme. Për shkak të shirave të dendur, duhet të keni kujdes edhe me vendin e parkimit të makinave dhe të jeni të vëmendshëm për vendet që rrezikojnë të përmbyten! Paralajmërimet e meteorologëve për shira të vazhdueshëm, na bëjnë të jemi të kujdesshëm.

Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj!

Për çdo nevojë vendosni kontakt me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: