Perballja politike në qarkun e Vlorës me PS, PD E LSI-se pritet të jetë shumë e fortë. Ky qark është një bastion I socialistëve, por që demokratët e LSI, besojnë se PS, s’do I marrë më 8 mandate, duke pretenduar këtë herë që 12 mandatet të ndahen në barazim. Atmosfera e nxehtë që mbizotëron në Vlorë shihet qartë edhe në këtë përballje mes 3 drejtuesve politik të partive. Akuza e kundërakuza, deklarata të forta e sulme, që tregojnë se në Vlorë do të luftohet fort deri në votën e fundit.

Damian Gjiknuri, Bujar Leskaj dhe Luan Rama flasin për pikat e forta të partive respektive.

Cilat janë sipas drejtuesve politikë të qarkut pikat e dobta të PS, PD, LSI-së në këto zgjedhje?

Kur vjen radha tek oferta politike që partitë kanë për Vlorën, Gjinkuri shprehet se investimet e qeverisë Rama në këtë qark kapin shifrën e 1 miliardë eurove, ndërsa Bujar Leskaj dhe Luan Rama shprehet se kjo shifër është një gënjështër dhe se 1 miliardë euro, nuk janë investuar, por vjedhur nga ky pushtet. Drejtuesi politik I PS, thotë se me ikjen e socialistëvë nga pushteti, punët do të mbesin në vend. Drejtuesi politik I PD-së Bujar Leskaj, thotë se Vlora në brendësi të saj është e varfër, e pazhvilluar dhe vuan papunësinë, ndërsa drejtuesi politik I LSIsë thotë se Vlora nuk është vetëm Lungomare.

Cfarë mendojnë Gjiknuri, Leskaj dhe Rama për drejtuesit e partive, Edi Rama, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi? Lesakj, I sulmuar nga Kryeministri Rama, shprehet se ai do të flasë me vepra kur të jetë deputet I këtij qarku në parlamentin e Shqipërisë, duke denoncuar aferat e Ramës. Damian Gjiknuri thotë se Lulzim Basha është një djalë I mirë, por nuk ka fuqi lidershpi, ndërsa Luan Rama thotë se Edi Rama është një përcarës I shqiptarëve.

Përfaqësuesit e PS, PD, E LSI në Vlorë shprehin mendimin që kanë për njëri –tjetrin, dhe nuk ngurojnë të dërgojnë mesazhe ne adresë të kundërshtarit politik.

A do të kandidojnë përsëri në këtë qark, Gjiknuri, Leskaj dhe Rama nësë pas 4 vitesh nuk do I kenë mbajtur premtimet e tyre në raport me qytetarët?

Beteja në Vlorë do të jetë e fortë. Partitë politikë po punojnë intensivisht në terren që të bindin njërëzit, për të votuar alternativën e tyre. A ka punuar sa duhet Partia Socialiste në Vlorë, sa për të merituar besimin e vlonjatëve? Apo pakënaqësia është e madhe sa do të bëjë që opozita e bashkuar të meritojë një shans? Të gjitha këto do I vendosin qytetarët e qarkut të Vlorës në 25 prill, duke shkuar në kutitë e votimit dhe duke votuar alternativën më të mire sipas tyre, që do u sigurojë zhvillim, mirëqënie, siguri, punësim, shëndetësi më të mirë e arsim më cilësor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb