Panairi i Turizmit në Lecce, një prej më të rëndësishmëve në të gjithë Italinë, këtë vit ka pasur një stendë shqiptare, atë të Bashkisë së Vlorës, e cila ishte dhe ndër stendat më të vizituara të Panairit.

Brenda stendës së qytetit bregdetar kanë qenë të shumta dhe bizneset të kësaj zone kryesisht nga hoteleria, shërbimet turistike apo produkte lokale. Ka qenë vet kryebashkiaku Dritan Leli i cili ka promovuar qytetin e Vlorës dhe duke pasqyruar bukuritë dhe veçantitë e saj.

Në ditën e tretë kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli ka pritur në stendën e bashkisë ministren e agrikulturës italiane Tereza Belanova dhe kryebashkiakun e Leçes Carlo Salvemini. Ministrja Belanova është shprehur se ka njohuri se në vitet e fundit qyteti i Vlorës ka qenë një pikë tërheqëse për turistët italianë sidomos ata të jugut nga ajo e ka dhe prejardhjen.

Nga ana tjetër kryebashkiaku Salvemini ka vlerësuar prezantimin e qytetit të Vlorës i cili sipas tij është qyteti më i përfolur pozitivisht si një destinacion për t’u vizituar nga bashkëkombësit e tij për sa i përket sezonit turistik. Vet kryebashkiaku Leli është shprehur se viti 2020 do të presë një numër të madh turistësh në qytetin bregdetar i cili këtë vit vjen me më shumë aktraksione të tjera, midis tyre dhe zona historike.

Leli është ndalur te ky destinacion duke u shprehur se tashmë në qytetin bregdetar do të jetë një pikë aktraktive duke nisur nga historia e Vlorës dhe deri te jetesa e hebrenjve në të. Kryebashkiaku shton se tashmë turistët në Vlorë po vijnë dhe në periudha të tjera të vitit dje jo vetëm në sezonin e verës ,ndërsa numri i turistëve po rritet ndjeshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb