VLORE – Një 15-vjeçar nga Vlora ka vënë në alarm familjen e tij, pasi është hutuar nga loja në playstation dhe ka harruar të kthehet në shtëpi. Mësohet se 15-vjeçari A.M., është nisur për në shkollë mëngjesin e së martës dhe nuk është kthyer më në banesë.

Babai i të miturit, M.M., 48 vjeç e ka kërkuar të birin për gjatë gjithë natës, tek të gjithë shokët dhe të afërmit, por pas rezultat. Mëngjesin e sotëm i ati i djalit bëri denoncim në polici për zhdukjen e të birit dhe pak orë më vonë punonjësit e policisë arritën ta gjenin 15-vjeçarin duke luajtur playstation në lagjen “Pavarësia”.

Sipas policisë, djali është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb