VLORË – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Vlorë, ku një i mitur ka rënë nga kati i katërt i pallatit. Burime nga policia lokale bëjnë me dije se incidenti ndodhi sot rreth orës 19:00, në lagjen “Isa Boletini” të qytetit bregdetar, pranë konviktit të Universitetit “Ismail Qemali”.

Mësohet se 4-vjeçari me inicialet J.I ka rënë në tokë nga kati i 4-ërt i pallatit dhe është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës, por për shkak të dëmtimeve të marra do të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Ndërkohë, dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht pasi fëmija ka rënë nga ballkoni i banesës në të cilën jetonte. Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: