Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 41-vjeçar, i dyshuar për sulm dhe kërcënim me armë ndaj një 40-vjeçari.

Incidenti ndodhi më 17 qershor 2025, pas një konflikti për motive të dobëta mes të dyve. Sipas policisë, 41-vjeçari ka goditur në fytyrë viktimën me një send të fortë, i cili dyshohet të jetë një pistoletë.

Materialet hetimore janë dërguar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: