VLORË

Kryetari i bashkisë Vlorë, Dritan Leli ka pritur në një takim mëngjesin e kësaj të hëne, ambasadoren amerikane Yuri Kim. Leli falenderoi ambasadoren për mbështetjen e vazhdueshme vecanërisht për ecurinë e reformës në drejtësi dhe asaj zgjedhore.

Ambsadorja Kim theksoi se është shumë i rëndësishëm zbatimi i reformës në drejtësi dhe asaj zgjedhore në mënyrë që të ketë sundim të ligjit në vend.

“Nëse zbatohen të gjitha gjërat në horizont Shqipëria mund të zhvillohet më tepër. Do të jetë tejet e rëndësishme zbatimi i reformës në drejtësi dhe reformës zgjedhore, në mënyrë që të ketë sundim të ligjit, që si shqiptarët dhe amerikanët të ndihen besimplotë për të investuar në Shqipëri.” Pas vizitës në Bashki, ambasadorja amerikane Yuri Kim vizitoi Muzeun kombëtar në Vlorë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb