VLORË

Policia e Vlorës njofton se ka arrestuar dy persona, pasi akuzohen për vjedhje në bashkëpunim.

Uniformat blu të qytetit bregdetar bëjnë me dije se në pranga ka rënë një 62-vjeçar dhe një 38-vjeçar, pasi në bashkëpunim kanë grabitur një moto-mjet.

Ndërsa, në Sarandë një grua ka ndërruar jetë aksidentalisht, pasi duke kullotur bagëtitë, i ka rënë përsipër një masiv shkëmbor.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Policia ka arrestuar dy shtetas pasi në bashkëpunim kishin vjedhur një motomjet.

Arrestohen shtetasit:

A.M., 38 vjeç, banues në Vlorë.

V.M., 62 vjeç, banues në Vlorë.

Policia e Vlorës, nga hetimet e kryera ka zbuluar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin ditën e djeshme, dyshohet se kanë vjedhur motomjetin tip “Dayang” në pronësi të shtetasit I.B në lagjen “24 Maji” Vlorë.

—-

Sarandë/ Paraprake

Rreth orës 15:15, në fshatin Zmines, Livadhja, si pasojë e shkëputjes së një masivi shkëmborë, ka gjetur vdekjen në mënyrë aksidentale shtetësia S.F., 52 vjeçe, e cila ka qenë duke kullotur bagëtitë.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: