Policia e Vlorës ka vënë në pranga një shtetas si dhe ka shpallur në kërkim një tjetër për vjedhje në bashkëpunim.

Arrestohet shtetasi D. A., 31 vjeç dhe shpallet në kërkim shtetasi K. A., 30 vjeç, me banim në Vlorë.

Këta shtetas më bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se në lagjen “Lef Sallata” Vlorë kanë vjedhur disa sende në një dyqan, si dhe disa materiale në një banesë.

Gjithashtu, dyshohet se këta shtetas janë autorë të dy vjedhjeve të tjera në qytet për të cilat policia po punon për zbardhjen dhe dokumentimim e plotë të tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb