VLORË – Banorët e lagjes “Kushtrimi” në qytetin e Vlorës janë hedhur dje në protestë. Shkak është bërë vlera me të cilën do të shpronësohen banesat e tyre, që pritet të shemben pas pak ditësh për ndërtimin e autostradës në Pus-Mezin, që lidhet me rrethrrotullimin e rrugës Transballkanike. Në mbështetje të banorëve ishte i pranishëm dhe deputeti i PDIU-së, Dashamir Tahiri.

Protestuesit e cilësojnë qesharak çmimin me të cilin do të kompensohen pronat e tyre dhe janë shprehur
kundër këtij vendimi të qeverisë. Ata kanë paralajmëruar se nuk do të dalin të gjallë nga banesat
e tyre, nëse nuk kompensohen me vlerën reale të tregut.

(Botuar sot në Gazetën Shqiptare)

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: