TIRANË- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar edhe sot operacionin në Vlorë, në projektin e Transballkanikes, thuhet në njoftimin për mediat nga IKMT.

Duke ndjekur nga afër punën, kryeinspektorja e IKMT, Dallëndyshe Bici, u shpreh se “Puna ka vijuar pa ndërprerje, me qëllim që zbatimi i projektit të Transballkanikes të mos kishte ndalesa të gjata. Ka patur pak kundërshti, të cilat janë zgjidhur shpejt, ndërkohë që shumë prej qytetarëve kanë pranuar t’i çmontojnë vetë objektet e tyre. I falënderoj. Kjo është një ndihmë për ne, për ata vetë, por edhe për projektin e Transballkanikes”.

IKMT ka mbi një jave në këtë operacion, ku ishin planifikuar të prisheshin 180 objekte me sipërfaqe dhe lartësi të ndryshme. IKMT parashikon që operacioni të mbyllet në fillim të javës së ardhme.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: