VLORE- Bllokohet sërish trageti “Red Star”, pasi nuk u la nga kapitaneria e Vlorës që të ankorohej në port. Mësohet se aktualisht trageti me pasagjerë ndodhet në det të hapur.

Sipas Kapitanerisë së portit, “Red Star” nuk figuronte në grafik. Nga ana tjetër, drejtuesit e kompanisë kanë deklaruar se ‘nuk duhet të kufizohen tragetet’.

Një situatë e ngjashme ishte dhe ajo e dy ditëve më parë, ndërsa për më shumë se 6 orësh pasagjerët nuk u lejuan të imbarkoheshin në tragetin “Red Star”, ndërsa ishin bllokuar nga siguria portuale e Vlorës.

Ndonëse pasagjerët kishin paguar dhe prerë biletat e tyre për të udhëtuar drejt Brindizit, kapitaneria i kishte kërkuar atyre që të largoheshin. Nga ana e tyre, kapitaneria ishte justifikuar se bllokimi erdhi si pasojë e moszbatimin e grafikut.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: