Policia Kufitare e Vlorës ka shpëtuar mjetin e peshkimit “Aurora 1”, që ka rrezikuar të mbytet në det.

Mjeti me dy persona në borg kishte dhënë alarmin SOS se kishte avari. Menjëherë pas kësaj, në ndihmë të mjetit lundrues ka shkuar Policia Kufitare, duke bërë të mundur nxjerrjen e tij nga deti.

Ndërkohë, pas operacionit të shpëtimit, mjeti po dërgohet për në portin e peshkimit nga roja bregdetare.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb