VLORË- Automjeti i një biznesmeni është djegur mbrëmjen e sotme në Vlorë në zonën e Skelës. Mësohet se automjeti me targë VL 20 90 C është i biznesmenit të ndërtimit Josif Gjiknuri.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet, ndërsa paraprakisht dy janë pistat ku janë përqendruar: shkëndija elektrike ose zjarrvënie e qëllimshme. Vetë biznesmeni ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri.
“Një orë para ngjarjes e parkova automjetin normal pranë zyrës në zonën e Skelës. Ndodhesha në zyrë kur më njoftuan se kishte marrë flakë makina. Nuk kam pasur kërcënime, nuk kam konflikte me njeri”, ka deklaruar për Neës24 biznesmeni Gjiknuri.
Në videon e sjellë nga gazetari Enrik Mehmeti duket edhe një shishe që mendohet se është përdorur për t’i vënë zjarrin makinës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: