VLORË- Një automjet tip “Smart” është djegur rreth orës 03:05 minuta të mëngjesit të sotëm në afërsi të zonës së “Skelës”. Automjeti ka qenë i parkuar në kohën që është përfshirë nga flakët.

Banorët e pallateve pranë kanë njoftuar policinë, e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për shkaqet e këtij zjarri.

Policia po heton në dy pista, atë të një zjarrvënie të qëllimshme si dhe për shkak të një shkëndije elektrike. Pronari i makinës ka thënë për grupin hetimor se nuk ka konflikte me njeri.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: