VLORE-Digjet plotësisht një automjet në Vlorë, ndërsa flakët kanë përfshirë edhe një të dytë, aty pranë.

Ngjarja është shënuar gjatë natës, ndërsa mjeti tip “Ranault Clio” me targa Vl 1146 D në pronësi të shtetases A.B 41-vjeçe, ka qenë i parkuar në zonën e njohur si “Ish Kapelja” dhe është përfshirë nga flakët, duke u djegur plotësisht brenda pak minutave.

Si pasojë, zjarri ka përfshirë edhe një tjetër automjet të parkuar pranë mjetit “Renault”, i cili është dëmtuar lehtësisht në pjesën e derës së shoferit. Policia ka nisur hetimet, ndërsa paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: