VLORE

Një person i shpallur në kërkim, si i dyshuar për vendosjen e  eksplozivit në pronën e prindërve të tij dhe dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij ka rënë në prangat e policisë. Mësohet se 35-vjeçari me iniciale E.O banues në Vlorë, është ndaluar si autor i vendosjes së eksplozivit në banesën e babait të tij, për motive të dobëta. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur më 3 mars të vitit 2019.

Përveç vendosjes se eksplozivit ndaj këtij shtetasi rëndon edhe vepra penale e ‘Dhunës në familje’.

” Zbardhet një tjetër rast i “Shkatërrimit të pronës me eksploziv”. Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim, si i dyshuar për ngjarje me eksploziv në pronën e babait dhe njëkohësisht për dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Në vijim të punës intensive për kapjen e personave në kërkim, Seksioni i Krimeve mbështetur nga shërbimi “Shqiponja” pranë DVP Vlorë, bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative, në zonën e Lungomares kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim E. O., 35 vjeç, banues në Vlorë. 35 vjeçari ka qenë i shpallur në kërkim, pasi në datën 30.03.2019, dyshohet se ka vendosur eksploziv në oborrin e banesës së babait të tij, për motive të dobëta. Ndaj këtij shtetasi, rëndon edhe një vepër tjetër penale si “Dhuna në familje”, pasi bazuar në kallëzimin e dhënë nga vjehrra e shtetasit E.O, ky i fundit ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së saj më datë 09.03.2019. — Gjithashtu, Policia ka arrestuar në flagrancë edhe një 54 vjeçar tjetër A.J., për “Dhunë në familje”. Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Novoselë, ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, për motive të dobëta.”-njofton policia.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb