Nga ENRIK MEHMETI*

VLORË – Pas apelit në televizionin “News 24” për të ndihmuar familjen Dunisha, e cila jeton mes skamjes dhe varfërisë, një numër i madh qytetarësh, nxënësish shkollash dhe biznesmenë kanë kontribuar për të ndihmuar me ushqime, materiale shkollore, rroba, mobilje dhe para.

Shumë qytetarë kanë telefonuar për të ofruar gjithë cfarë ata mundeshin për këtë familje të varfër, ndërkohë që Drejtoria Arsimore ka organizuar në të gjitha shkollat e qytetit, mbledhjen e ndihmave nga nxënësit.

Për familjen Dunisha kjo është dita më e bukur e jetës, ku prindërit e përlotur sëbashku me fëmijët, falenderojnë me gjithë shpirt ata që ndihmuan dhe menduan për ta këtë fundviti. Mjaftoi vetëm pak sensibilizim dhe organizim për t’i bërë ata të lumtur, pasi përveë ndihmave për fëmijët, Drejtoria Arsimore mori përsipër edhe pagesën për transportin në shkollë të fëmijëve të familjes Dunisha.

Përpara se të largoheshim nga familja Dunisha, të vegjlit premtuan se do të të përpiqen shumë të mësojnë e të shkruajnë në shkollë.

Familja Dunisha falënderon të gjithë ata që ndihmuan:
Shkollat e qytetit dhe Drejtorinë Arsimore – Ushqime dhe materiale të ndryshme
Hotel “Regina” – Materiale të ndryshme
“Aulona Pol” – Materiale te ndryshme
Agjensia Telegrafike Shqiptare – Shumë monetare (23000 lekë të reja)
“Previsa Shpk” – Shumë momentare 10000 lekë të reja dhe materiale te ndryshme .
Biznesmeni Ilir Beqa -15000 lekë të reja
Një e moshuar nga Tirana, e cila donte të ishte anonime – 30000 lekë të reja
Isida Kalaj Lushnjari – Mobilje
Eriola Hoxha – Materiale të ndryshme
Sevina Gjokoli Nuhaj – Materiale te ndryshme
Ona Sinaj – ofroi gjelin e detit për mbrëmjen e Vitit të Ri

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb