VLORË- Një tjetër kufomë gjendet në ujërat shqiptare. Gazetari Enrik Mehmeti raporton për “BalkanWeb” se trupi i pajetë i një burri është gjetur në det mes ishullit të Sazanit dhe Gadishullit të Karaburunit.

Mësohet se kufoma u pikas nga peshkatarët, të cilët kishin dal në det të hapur paraditen e sotme, rreth orës 10:50.

Dyshimet e para nga ana e policisë janë se viktima mund të jetë një nga personat që humbi rreth një muaj e gjysmë më parë, ku në të njëjtin vend u gjet një skaf i braktisur me drogë dhe kufoma e skafistit. Ndërkaq në vendin e ngjarjes kanë shkuar ekspertë të kriminalistikës dhe trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Informacioni paraprak i Policisë
Rreth orës 09:25 është konstatuar një trup i pajetë në ujërat e Ishullit të Sazanit. Sipas Rojës Bregdetare të Marinës, trupi i pajetë është konstatuar në pjesën veriore të Ishullit të Sazanit, rreth 5-6 m larg nga bregu i detit.
Janë nisur shërbimet përkatëse për nxjerrjen e trupit nga uji. Po punohet për identifikimin e tij.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb