Nga: ENRIK MEHMETI*
VLORE – Një gjyshe me mbesën e saj të mitur jetojnë në një kasolle ne periferi të Vlorës. Kasollja tejet e vogël dhe e pabanueshme është gati duke u shembur. E mitura, pjesë e komuniteti egjiptian Daniela Kamberi tregon atë çka përjeton çdo ditë së bashku me gjyshen e saj.
“Unë fle në shesh me gjyshen dhe gjyshja më mbulon me pallto. Këto rroba kam, nuk kam të tjera.”- shprehet vogëlushja.

Ajo thotë se prindërit nuk i ka njohur kurrë dhe se i vetmi person që kujdeset për të është gjyshja.
“Mamanë nuk e di ku e kam. ajo është martuar dhe unë kaq di. nuk e njoh fare as babanë. mua më ka rritur gjyshja dhe po më mban. Derisa të vdesi ajo pastaj do më çojë shteti në jetimore se nuk kam ku të rri.”- thotë vajza.

Edhe e moshuara Lavdie Kamberi thotë se nuk ka asnjë mundësi tjetër për të jetuar dhe shpesh jeton me ato që i falin të tjerët.

“Kur bie shi këtu përmbytet, mbushet me ujë. Edhe fëmijën që e çoj në shkollë e çoj me vështirësi të madhe.”- shprehet gruaja.

Të gjithë personat e interesuar për të ofruar ndihmë për këtë familje mund të kontaktojnë në numrin e celularit 0694477177.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb