Policia e Vlorës ka ndaluar një 27-vjeçar të shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje. Pak javë më parë në bashkëpunim me persona të tjerë ky i fundit ka qëlluar me sende të forta shtetasin D. K.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin:

E. M., 27 vjeç, banues në Mifol, Vlorë, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi në datën 09.11.2020, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka goditur me mjete të forta, për motive të dobëta, shtetasin D. K.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: