VLORE– Një person i shpallur në kërkim për “falsifikim dokumentesh” është arrestuar nga policia e Vlorës ditën e sotme. 58-vjeçari Zija Goxha ishte dënuar me 5 vite burg për “vjedhje” dhe “falsifikim dokumentesh”.

Sipas policisë së Vlorës, Goxha ishte shpallur në kërkim që prej 26 shkurtit të këtij viti, ndërsa ditën e sotme është bërë i mundur arrestimi i tij.

Ndërkaq, materialet i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb