VLORE-Në një konferencë për shtyp, kryebashkiaku vlonjat, Dritan Leli, u ndal tek momentet kryesore të periudhës 5- mujore në krye të bashkisë Vlorë, duke bërë edhe një bilanc të punës së deritanishme. Sipas tij, viti 2016 do të shënojë edhe një faqe të re në historinë dhe rrugën e përbashkët, të cilës i është paraprirë me një vizion të ri e me projekte konkrete, që do të nisin të konkretizohen qysh në muajin janar.

“2015-a ishte një vit mjaft intensiv, në të gjitha dimensionet, në të gjitha fushat. Pika kulmore ishin zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Është kjo ngjarje madhore dhe me rëndësi të jashtëzakonshme për të ardhmen tonë, që krijoi një tablo të re jo vetëm dhe thjesht në rrafshin e organizimit territorial, por më shumë se kaq, në hartimin, konceptimin dhe orientimin e politikave zhvillimore, duke i bazuar ato në koncepte tërësisht të reja dhe të standardeve të Bashkimit Evropian”, theksoi Leli. Ai tha se, “pas zgjedhjeve të 21 qershorit, që ishin zbatim në praktikë i Reformës Administrative Territoriale, ne tashmë, kemi një vizion të ri, kemi një hapësirë të re gjykimi e veprimi, kemi një besim të ri”.

Vlore6-267x200Sipas Lelit, bashkia e re e Vlorës që, tashmë përmbledh 5 njësi të qeverisjes vendore, ka një shtrirje shumë më të gjerë territoriale dhe mentaliteti, një profil shumë më të plotë ekonomik, të bazuar në degë e resurse të ndryshme, të cilat janë baza e ecurisë për të ardhmen. Ai veçoi edhe disa nga investimet kryesore, ato që janë në proces zbatimi dhe të tjerat që nisin qysh në fillimin e vitit të ardhshëm.

“Projektet madhore të Shtetitores, të segmentit që bashkon autostradën Fier-Vlorë me Transballkaniken, By-pass-i i qytetit, projektet miliona euroshe të sistemit të kanalizimeve dhe ujësjellësit, që po zbatohen në Vlorë dhe në Orikum, hartimi i planit të zhvillimit vendor,si pjesë e Planit Madhor të Zhvillimit të Integruar të Bregdetit, rikonstruksionet e disa segmenteve të tjera rrugore që do të realizohen gjatë vitit të ardhshëm, mes të cilave, rrugët “Halim Xhelo”, “Dhimitër Konomi”, segmenti mes godinës së Poliklinikës dhe 7 pallateve, etj,. janë investimet që do ta ndryshojnë tërësisht profilin zhvillimor të Vlorës”, theksoi kryebashkiaku Leli.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: