NGA ENRIK MEHMETI*
VLORË-Bashkia është në ditën më të keqe të saj dhe fondet për emergjencat civile janë vetëm 10 milionë lekë të vjetra. Kjo deklaratë ka ardhur nga vetë kryebashkiaku Dritan Leli gjatë vizitës në ambientet e konviktit të shkollës së mesme Industriale ku janë strehuar rreth 13 familjarë të cilëve iu përmbytën banesat nga reshjet e dendura te shirave në qytetin e Vlorës.

Sipas Kryebashkiakut, Bashkia po bisedon edhe me këshillin e Qarkut për të akorduar një fond në mënyrë që të ndihmohen disi apo dëmshpërblehen familjet e mbytura.

Ndërkohë i pyetur se cfarë masash do të marri kryetari, ai thekson se, po hartohen plan masash por nuk kursen as të drejtojë gishtin mbi ish-drejtuesit të cilët kanë treguar neglizhencën e tyre gjatë viteve në detyrë.
“Ata kanë sfiduar natyrën për interesat e tyre personale”. Kryetari i Bashkisë la të kuptohet këtu që fondet e akorduara me parë për pastrimin e kanalizimeve apo hidrovoreve janë shpërdoruar nga drejtuesit. Ndërkohë Leli, bën apel në këtë ditë të shenjtë sikurse është edhe shenjtërimi i Nënë Terezës kujtdo që ka mundësi të ndihmojë këta persona në nevojë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: