Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë ku një makinë është përplasur me një pemë duke lënë të bllokuar drejtuesin e sutomjetit.

Gazetari Enrik Mehmetaj raporton për ‘BalkanWeb’ se është bërë ndërhyrja nga ana e zjarrëfikësve me mjete për të prerë derën e automjetit e më pas nxjerrjen jashtë të të lënduarit.

Sipas informacioneve i lënduari është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore ndërkohë që policia ka mbërritur në vendngjarje.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: