VLORË- Policia e Vlorës në kuadër të operacionit “Bluzat e pastra” ka arrestuar sot kreun e Komisionit mjekësor për Caktimin e Aftësisë për Punë, për shpërndarjen e kempeve në këtë qytet, Thoma Koçi.
Mësohet se Koçi, mjek neurolog është arrestuar pasi i ka marrë një qytetari 500 mijë lekë në këmbim të dhënies së dokumentave për përfitimin e kempit.

Thoma Koçi, mjek në spitalin e Vlorës akuzohet për korrupsion pasiv. Në momentin e arrestimit mjekut i janë sekuestruar edhe një shumë e madhe parash.

DEKLARATA E PLOTË E POLICISË SË VLORËS

Vlorë, më datë 12.02.2014 rreth orës 12:00 Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses operacionin policor antikorrupsion të koduar “Bluzat e pastra” ku si rezultat i të cilit është bërë arrestimi ne flagrance për “Korrupsion pasiv” i shtetasit:

Thoma Koçi, vjeç 65, banues në Vlorë me profesion Mjek Neurolog në Spitalin Rajonal Vlorë, me detyrë Kryetar i Komisionit të Mjekëve për Caktimin e Aftësisë në Punë.

Arrestimi i këtij shtetasi u krye pas kallëzimeve të marra nga qytetarë të ndryshëm të cilëve u kërkoheshin para në këmbim të dhënies së vendimit për përcaktimin e shkallës së invaliditetit.

Arrestimi i tij u krye menjëherë pas momentit që një qytetar i kishte dorëzuar shumën prej 50 mijë lekësh si rryshfet në këmbim të një vendimi invaliditeti.

Gjithashtu nga kontrolli personal i ushtruar ndaj këtij shtetasi i janë gjetur edhe 1.823.200 lekë të reja të ndara në shuma të ndryshme dhe të vendosura në zarfe, si dhe 350 euro, të cilat dyshohet se i kishte përfituar nga raste të tjera korruptive.

 

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: