VLORË – Kur mungesat në punë i merr Ministri i Drejtësisë dora vetë, nuk bëhet fjalë më për një masë të thjeshtë disiplinore. Ministri Naço ka inspektuar sot Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të Vlorës, ku ka konstatuar përveç mungesës së kushteve të pritjes së qytetarëve, edhe mungesën e personelit.

Naço, përballë këtij fakti, e ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij dhe ka kërkuar ngritjen e një grupi kontrolli dhe marrjen e masave ndaj atyre që nuk ndodheshin në vendet e punës.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: