VLORË- Një 65-vjeçar ka humbur jetën teksa lahej në det. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Plazhin e Vjetër të Vlorës. Policia e qytetit bregdetar bën me dije se viktimë është shtetasi Llambi Bica. Për vdekjen e tij po kryhen hetime, pasi ende nuk dihet nëse 65-vjeçari është mbytur apo ka pësuar infarkt teksa lahej në det.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: