VLORE- Konsullata e Përgjithshme Italiane në Vlorë ka tashmë një seli të re. Ajo është përuruar në një ceremoni ku ka marrë pjesë edhe ambasadori i Italisë në vendin tonë, Alberto Cutillo, Konsulli i Përgjithsëm, Stefano Bergesio, dhe ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi.

Pas rreth pesëmbëdhjetë vitesh nga hapja e saj, Konsullata e Përgjithshme në Vlorë është tranferuar në një godinë të ndërtuar së fundmi në bregdetin e Vlorës, në rrugën “Murat Tërbaçi”, lagjja “10 Korriku”, në një zonë më afër qëndrës së re ekonomike dhe kulturore të qytetit.

Gjatë takimit është theksuat se Konsullata aspiron të bëhet një pikë referimi gjithmonë e më e rëndësishme, jo vetëm për shërbimet konsullore, por edhe për të konsoliduar bashkëpunimin dypalësh në sektorin kulturor dhe ekonomik në jug të Shqipërisë.

Aktivitete janë parashikuar edhe gjatë ditës së sotme.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: