VLORE

Policia ka arrestuar autorin e plagosjes së 63 vjeçarit, Dajko Cenodema, punonjës i bashkisë së Vlorës më 10 maj të 2019. Mësohet se në pranga ka rënë Inez Hajrulla, si i përfshirë gjatë shkëmbimit të zjarrit mes dy grupeve rivale.

“Kapet dhe ndalohet shtetasi i shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 10 Maj 2019 në Lungomare. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas është kundërpërgjigjur me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit ku ndodheshin personat e pa identifikuar që kanë hapur zjarr me armë në drejtim të lokalit ku ndodhej shtetasi I.H. Në lidhje me ngjarjen mbeti i plagosur 63 vjeçari D.C, i cili ishte klien në një lokal tjetër me distancë prej 70 m larg. Gjykata i ka caktuar shtetasit I. H, masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Vrasje kundër dy ose më shumë personave” e mbetur në tentativë. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.”-njofton policia.

Ngjarja

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 kur është njoftuar për shtëna me armë zjarri në zonën e Lungomares. Sipas informacioneve të para, i plagosur ka mbetur 58-vjeçari Dajo Cenodema, punonjës i bashkisë i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se Cenodema ka qenë duke pirë kafe në zonën e Ujit të Ftohtë, është afruar dikush dhe e ka qëlluar me armë.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: