Në datën 17 Maj emisioni “Stop” transmetoi rastin e qytetares Joana Bocaj, e cila premtonte vende pune në këmbim të parave. Por rastet e mashtrimit nga ana e saj nuk kanë fund.

Një vajzë tregoi se në muajin Mars iu premtua një vend pune dhe Joana Bocaj i tha se kishte fituar intervistën, pa bërë kurrë një të tillë. Sigurisht, që ky premtim rezultoi mashtrim.

“Më ka premtuar një vend pune tek “Memoriali” për recepsioniste në fillim të muajit Mars. E kam takuar i kam dorëzuar 2 milionë Lekë.

Ditën që u transmetua në emision kam folur me Joanën. I kam thënë që kam parë çdo gjë. I kam thënë që më jep lekët. Më tha që nuk jam unë ajo, mos u beso çdo gjëje që del në televizion. Më tha që të nesërmen do flasim në telefon, por del i fikur. Të më kthehen paratë… paratë e mia, që nuk janë as të miat, i kam marrë borxh”, u shpreh denoncuesja.

Një qytetar tjetër tregoi se i ka paguar Joanës 2 mijë Euro për pozicionin e punës ekonomist në Spitalin Memorial të Fierit.

“Pretendimi i saj ishte që unë për 20 ditë të sjell vendimin. Kam telefonuar vazhdimisht, hë sot hë nesër”, tha denoncuesi.

Meqenëse të gjitha vendet e punës ishin pranë Spitalit Memorial, “Stop” u interesua atje për vendet vakante nga Korriku i vitit 2021 deri më sot. Nga ana tjetër mësuam, se në Dhjetor 2021 është bërë një denoncim pranë komisariatit të Vlorës për Bocajn./tvklan.al

12121212

Joana Bocaj

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: