VLORË- Luan kumar dhe shlyen borxhet me paratë e pensionistëve dhe ndihmës ekonomike, arrestohet punonjësi i postës në Vlorë. Policia ka vënë në pranga 44-vjeçarin, Arianit Kojdheli punonjës i shërbimit të postës së fshatit Llakatund.

Kojdheli ishte punonjës i shërbimit të postës së këtij fshati, por dhe arkëtar për faturat e energjisë elektrike. Sipas burimeve të policisë rezulton se më 24 dhjetor, 44-vjeçari ka marrë 1.2 milionë lekë nga filiali për t’ua shpërndarë pensionistëve, por kur këta të fundit kanë shkuar të marrin lekët e tyre janë përballur me mungesën të parave.

Menjëherë është bërë denoncimi në polici duke çuar dhe arrestimin e punonjësit të postës nën akuzën e “vjedhjes” me anë të shpërdorimit të detyrës. Gjithashtu disa banorë të fshatit Risili, të cilët rezultonin debitorë në Zyrat e OSHEE-së kanë bërë kallëzim penal ndaj personit në fjalë, pasi lekët e faturave të energjisë elektrike që ata i dorëzonin Kojdhelit nuk janë derdhur në arkë.

Nga hetimi deri tani rezulton se ka përvetësuar rreth 5 milion e 400 mijë lekë të vjetra. Ndaj 45-vjeçarit pritet të ketë edhe denoncime të tjera.

(ar.sh/m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb