VLORË- Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 16-vjeçar pasi ka qëlluar me thikë në qafë babain e tij duke e plagosur rëndë. Burime zyrtare bëjnë me dije se është arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” shtetasi me iniciale I. Gj., 16 vjeç, banues në Selenicë pasi më datë 27.03.2015 rreth orës 15:00 pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë në pjesën e qafës babain e tij, shtetasin R. Gj.

Aktualisht i plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihet se cili ka qenë shkaku për sherrin mes babë e bir. Materialet nga adoleshentit i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Vlorë për veprime të mëtejshme.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb