VLORË- Dhuna sistematike ndaj djalit të tij i kanë kushtuar lirinë një 58-vjeçari nga Vlora. Burime zyrtare nga policia e qytetit bregdetar bënë me dije për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë për Tofik Isufin.

Të njëjtat burime theksuan se ka qenë pikërisht djali i tij, 27-vjeçari me inicialet D.I., ai që ka bërë denoncimin në polici.

Po ashtu raportohet se dje, Isufi në gjendje të dehur, kishte kanosur dhe goditur me sende të forta pranë banesës së tyre djalin e tij. Veprime këto të cilat i kishte të përsëritura edhe më parë. Materialet në ngarkim të tij iu përcollën prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: