VLORE – Një 67-vjeçar ka humbur jetën, pasi është mbytur në lumin Shushicë. Burime nga policia e Vlorës bëjnë të ditur se shtetasi H.K, është gjetur i pajetë rreth 1.5 km larg vendit ku ka tentuar të kalojë lumin me mushkë, teksa ishte nisur për të shkuar në stanin e tij, që ndodhej në anën tjetër të lumit.

“Më datë 15.02.2016, rreth orës 09:00, në fshatin Tërbaç të Vlorës, shtetasi: H.K, 67 vjeç, ishte nisur nga banesa e tij me një kafshe dore (me mushkë) për të kaluar lumin Shushicë për të shkuar në stanin e tij në të njëjtin fshat. Që prej momentit që ka dalë nga banesa, familjarët nuk janë lidhur më me të. Shërbimet e Policisë, pas hetimeve dhe kërkimeve intensive, kanë bërë të mundur që në orët e para të mëngjesit të sotëm, të gjendet trupi i pajetë i cili i përket këtij shtetasi, 1.5 km larg vendit ku ka tentuar të kalojë lumin, pasi dyshohet të ketë rënë nga kafsha e dorës që kishte hipur për të kaluar lumin dhe për pasojë është mbytur.”- thuhet në njoftimin e policisë së Vlorës.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: