VLORË
Policia e Vlorës ka vënë sot në pranga një të ri, i cili rezultonte i shpallur në kërkim për veprat penale për dhunë në familje dhe mbajtje të armëve dhe municioneve luftarake. Sipas bluve të Vlorës, shtetasi i arrestuar është R.D vjeç, banues në Vlorë.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të punës intensive për kapjen e personave në kërkim, policia ka bërë ndalimin e shtetasit:
- D., 29 vjeç, banues në Vlorë.
Ndalimi i këtij personi u bë për arsye se 29 vjeçari ka qenë në kërkim për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe nunicioneve”. Vepra penale për të cilat Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me vendimin nr.122 të vitit 2014, e ka dënuar me rreth 1 vit burgim.