VLORE- Policia e Vlorës ka zbuluar sot 12 parcela me 1533 bimë narkotike në disa fshatra. Mësohet se në Kërkovë, janë zbuluar 3 parcela me 44 rrënjë hashashi, me lartësi deri ne 170 cm, përreth baçes së një banese.

Ndërkohë në pranga ka rënë kultivuesi i tyre, përkatësisht 59-vjeçari Gezim Haxhiraj. Po sot në fshatin Velçë, janë zbuluar 1024-bimë narkotike, në zonën e quajtur ‘Kodrat e Asomatit’.

Në mes të këtij pylli të dendur u konstatuan 8 parcela në një sipërfaqe toke pa pronarë, ku lartësia e bimëve narkotike varionte nga 20 cm deri në 140 cm. Policia asgjësoi drogë dhe në fshatun Kocul, ku u zbulua 1 parcele me rreth 465 rrënjë hashashi.

Bima narkotike u zbulua në mesin e pyllit të këtij fshati ku lartësia e tyre arrinte deri në 120 cm. Policia ka bërë të mundur asgjësimin e plotë të bimëve narkotike më djegie dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: