Ish- ambasadori shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Agim Nesho i ftuar në emisionin ‘”Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka theksuar se pavarësisht fitores së LSDM në zgjedhje qeveria e re ka shumë pikëpyetje.

Sipas tij edhe VMRO- DPMNE mund të krijojë qeverinë e re pasi precedentin e krijoi vetë LSDM me BDI-në të cilat edhe pse renditeshin si parti e dytë dhe e tretë pasi partisë asojkohe të Gruevskit arritën të krijojnë qeverinë.

Nesho nga ana tjetër thekson se partitë shqiptarë fituan në tërësi pasi sidomos BDI nuk pritej të merrte aq shumë vota dhe kjo është një nga sukseset më të mëdha nga shqiptarët vitet e fundit në Maqedoninë e Veriut.

‘’Është një nga sukeseset më të mëdha nga shqiptarët vitet e fundit .Ka fituar Maqedonia në tërësi si vend me demokraci të re. Partitë shqiptare kanë fituar në tërësi. BDI ka fituar më shumë se ç’priste. Por edhe opozita ka marrë vota mirë. Qeveria e ardhshme është me shumë pikëpyetje. LSDM ka diferencë të vogël votash. VMRO- DPMNE vota neto maqedonase ka marrë 44 mandate. Duket që VMRO- DPMNE është në pritje të një marrëveshje që mund të ketë. Më parë ka qenë parimi fituesi me fituesin por e prishim Zaevi me Ali Ahmetin. Në politikë nuk ka asgjë të fiksuar përgjithmonë. Ka kalkulime dhe interesa politike. U krijua precedent në 2016. Varret si do shkojë çështja por deri tani LSDM dhe BDI kanë shanset të bëjnë koalicion.’’- tha Nesho.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb