MAQEDONI- “Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë nuk do të arrijë ta pengojë të drejtën kulmore demokratike të çdo qytetari që ta shfrytëzojë votën e tij dhe të vendosë për të ardhmen e tij”. Kështu deklarojnë nga VMRO-DPMNE ndaj thirrjes për bojkot të LSDM-së dhe partnerëve të saj, raporton Radio-televizioni publik maqedonas – RTM.

“Krimineli i abonuar Zoran Zaev, banda kriminale LSDM dhe degët e tyre nuk do të munden të ikin nga gjyqi i qytetarëve. Më 5 qershor qytetarët do të votojnë për ti dhënë fund skenarit destruktiv që e realizon LSDM, e ndihmuar nga fabrikat e tyre për afera thonë nga VMRO”, thuhet në reagimin e partisë.

“Ditën e zgjedhjeve Zaev dhe LSDM do të përgjigjen para popullit për veprimet e tyre, i cili, siç thuhet në njoftimin e VMRO-së, “do t’i dënojë pamëshirshëm, ndërsa pas zgjedhjeve do të përgjigjen edhe para institucioneve”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: