V+O në Maqedoninë e Veriut do të ofrojë shërbime strategjike komunikimi dhe këshillimi për kompanitë, markat dhe organizatat globale dhe vendase, që veprojnë në tregun lokal.

Këto shërbime do të përfshijnë, ndër të tjera, planifikimin strategjik, marrëdhëniet me median, çështjet publike, angazhimin e palëve të interesuara, menaxhimin e krizave dhe çështjeve.

Zyra do të drejtohet nga Adela Gjorgjioska. Adela sjell përvojë konkrete pasi ka punuar më parë në agjencitë e PR në Londër dhe Strasburg, si dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut si Konsulente Komunikimi.

Grupi aktualisht është i pranishëm në 7 shtete me afro 150 profesionistë të PR që menaxhojnë klientët, duke u shërbyer më shumë se 190 klientëve, dhe duke iu drejtuar gjithsej 60 milionë konsumatorëve.

“Hapja e zyrës sonë në Maqedoninë e Veriut vjen në një moment unik, plot sfida dhe mundësi. Ne kemi gjetur tek Adela një partnere të besueshme dhe me përvojë, e cila ndan qëllimet tona në ofrimin e punës së shkëlqyer dhe krijimin e vlerës së shtuar për klientët dhe rrjetin tonë. Kombinimi i talenteve lokalë të kalibrit të lartë së bashku me shkallën e funksionimit të grupit tonë në rajon është e destinuar të sjellë një ofertë bindëse. Ne jemi shumë të ngazëllyer për atë që na pret ”, tha bashkëthemeluesi dhe

CEO i V+O Group, Yiannis Olympios.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: