Vodafone Albania përkrah nismën më të fundit të Ministrisë së Arsimit për të ndaluar përdorimin e telefonave celularë gjatë orëve të mësimit. Vodafone mbështet çdo nismë që synon të përmirësojë proçesin mësimor dhe i ndihmon fëmijët të jenë të përqendruar dhe fokusuar për të arritur rezultate sa më të mira në shkollë.

Teknologjia është një mjet i domosdoshëm në sistemin arsimor, por shpeshherë në duart e një nxënësi gjatë orëve të mësimit, mund te kthehet në një mjet shpërqëndrimi. Vodafone e mirëkupton plotësisht ndjeshmërinë e publikut për këtë çështje, ndaj ka prezantuar në treg produkte dhe shërbime të cilat lehtësojnë komunikimin ne familje, krijojnë më shumë siguri për fëmijët kur lundrojnë në internet dhe u mundësojnë prindërve të kontrollojnë dhe përcaktojne kohën që të vegjëlit e tyre duhet të kalojnë në internet, dhe njëkohësisht vënë në dispozicion teknologjinë për të nxitur dhe zhvilluar arsimin.

Si një kompani e madhe ndërkombëtare, ne e kuptojmë më së miri shqetësimin e ngritur në mbarë botën për perdorimin pa kriter dhe pa kontroll të celularëve në shkollat fillore e të mesme. Po ashtu, e mirëkuptojmë nevojën e prindërve për të qënë në kontakt me fëmijët e tyre, dhe për tu siguruar për mirëqënien e tyre në çdo kohë.

Përdorimi i teknologjisë nuk ka pse të jetë “o gjithçka, o asgjë”. Vodafone Albania është e gatshme të bashkëpunojë me Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë për të krijuar në vazhdimësi produkte të reja që ndihmojnë në përmirësimin dhe zhvillimin e një proçesi mësimor sa më cilësor, si dhe të lehtësojnë komunikimin midis fëmijëve, familjeve dhe mësuesve.

Vodafone Albania përmes Fondacionit Vodafone ka kontribuar vazhdimisht në përmirësimin e infrastrukturës arsimore në vend, duke mbështetur mbi 50 projekte, me një vlerë totale prej 135 Million Lek, kontribut i cili ka ndikuar drejtpërdrejtë në jetën e më shumë se 35,000 njerëzve.

Nga një arsimim i mirë përfitojnë jo vetëm individët, por gjithë shoqëria. Vodafone Albania gjen rastin t’u uroj vit të mbarë shkollor të gjithë nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme. Përqendrohuni në mësime e kurrë mos hiqni dorë nga arsimimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: